Bildwortmarke des Deutschen Bundestages . - Schriftzug und Bundestagsadler
English    | Français   
 |  Sitemap  |  Kontakt  |  Fragen/FAQ  |  Druckversion
 
Startseite > Jugend > Internationales Parlaments-Praktikum > IPP-Kompakt >
[ zurück ]   [ Übersicht ]   [ weiter ]

Një program i Bundestagut Gjerman në bashkëpunim me universitetet e Berlinit

Angazhoheni në jetën sociale, akademike apo politike të vendit tuaj? Dëshironi të merrni pjesë në mënyrë aktive dhe plot përgjegjësi në ndërtimin e së ardhmes së vendit tuaj? Keni dëshirë të vështroni mbrapa "kulisave" të politikës dhe të përjetoni nga afër demokracinë?

Atëherë shfrytëzoni mundësinë për të marrë pjesë në programin e vetëm mbarëbotëror të Bundestagut Gjerman dhe universiteteve të Berlinit dhe aplikoni për një praktikë internacionale në parlament (IPP).


Bundestagu Gjerman në bashkëpunim me universitetet e Berlinit u ofron çdo vit afërsisht 100 njerëzve të rinj nga deri tani 21 vende mundësinë e vetme në botë për të kryer një praktikë disamujore pranë një deputeteje apo deputeti të Bundestagut Gjerman, dhe të njohin kështu procese vendimmarrëse të politikës gjermane e të mbledhin përvoja praktike në fushën e punës parlamentare.

Qëllimi i programit është të rrisë interesin e njerëzve të rinj për demokracinë dhe shoqërinë, të inkurajojë pjesëmarrjen e tyre në jetën demokratike dhe t'i entuziazmojë ata për këtë gjë. Praktika internacionale në parlament (IPP) është një investim afatgjatë në forcimin e vlerave demokratike dhe të tolerancës, një investim në nxitjen e larmisë kulturore dhe bashkëjetesës paqësore në Evropë.

Vendet pjesëmarrëse janë: Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Çekia, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Hungaria, Kazakistani, Kroacia, Letonia, Lituania, Maqedonia, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia dhe Mali i Zi, Sllovakia, Sllovenia, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina.

Programi IPP fillon më 1 mars dhe zgjat gjithsej 5 muaj. Pjesa thelbësore e programit është një praktikë prej 3 ½ muajsh në zyrat e deputetëve të Bundestagut. Veç kësaj bursistët ndjekin seminare përgatitore pranë pesë fondacioneve politike. Si plotësim ata marrin pjesë në një program shoqërues shkencor të tre universiteteve të Berlinit dhe fondacioneve politike.

Pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit e IPP-së përfitojnë nga fondet e Bundestagut Gjerman një bursë mujore prej 450 euro. Bursa përfshin veç kësaj strehimin si edhe marrjen përsipër të shpenzimeve për sigurimin shëndetësor, sigurimin në rast aksidenti dhe sigurimin e përgjegjësisë. Pjesëmarrësve u rimbursohen shpenzimet e udhëtimit për në Berlin dhe të kthimit nga Berlini.

Të gjitha informacionet e mëtejshme mbi programin IPP dhe aplikimin mund t'i gjeni në: www.bundestag.de/ipp

Ne ju ftojmë përzemërsisht për të marrë pjesë në programin IPP dhe gëzohemi për aplikimin tuaj.

Quelle: http://www.bundestag.de/jugend/ipp/kompakt/albanien
Seitenanfang
Druckversion