A doni të merrni pjesë në punën e Parlamentit gjerman?
Bundestagu Gjerman ju fton së bashku me Freier Universität Berlin, Humboldt-Universität zu Berlin, dhe me Technischer Universität Berlin me
Bursën Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS)
për pesë muaj në Berlin.
Bursa Ndërkombëtare e Parlamentit (IPS) u drejtohet të rejave dhe të rinjve me kualifikim të lartë dhe me interes politik nga Franca, Izraeli, Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore si dhe SHBA, të cilët kanë dëshirën të formësojnë në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi të ardhmen demokratike të vendit të tyre.
Bundestagu Gjerman, Parlamenti gjerman, u jep të rinjve mundësinë, që gjatë një veprimtarie prej 15 javësh pranë një anëtari (deputeti) të Bundestagut gjerman, të njohin sistemin parlamentar gjerman dhe proceset politike vendimore, si dhe që të mbledhin përvoja praktike në fushën e punës parlamentare.
Bursistët zgjidhen nga një komision i pavarur seleksionues i Bundestagut Gjerman.
Kushtet:
- Nënshtetësi e njërit nga vendet pjesëmarrëse
- Studime universitare të përfunduara
- Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane
- Më e re/i ri se 30 vjeç në kohën e fillimit të bursës
Bursa:
- 450 Euro në muaj
- Strehimi falas
- Marrje përsipër e shpenzimeve për sigurimet dhe udhëtimet
Data e fundit për aplikimet: 15 gusht 2008
Informacione të mëtejshme mund të mësoni në Ambasadën Gjermane ose në Internet, te adresa: www.bundestag.de/ips